image Qeqa përsëri i kapet Edon Zhegrovës: Nuk na duhet

Futboll

Kosova/ Qeqa përsëri i kapet Edon Zhegrovës: Nuk na duhet

news image

Qeqa Krelani ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke e analizuar fitoren e Kombëtares së Kosovës kundër Çekisë.

Gazetarja sportive në mes të tjerash ka folur edhe për paraqitjen e anësorit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Ajo e kritikoi sërish yllin e Baselit, duke thënë se Kosovës nuk i nevojiten futbollistë që nuk i kryejnë punë.

Krelani Zhegrovës iu referua si “futbollisti i krahut të djathtë”.

“Futbollisti i krahut të djathtë [Edon Zhegrova] nuk u përshtat në atë krah dhe më pas kaloi në krahun tjetër”, tha ‘Qeqa’ në “Dueli Sportiv”.

“Nuk na duhen futbollistat ‘free-style’ por të tipit që na kryejnë shumë punë”, shtoi ajo.

Zhegrova ishte sërish titullar për ekipin e Challandes, në mungesë të Milot Rashicës e Arbër Zenelit në krahët e sulmit.