image Qentë endacakë ‘pushtojnë’ oborrin e spitalit të Podujevës – VIDEO

Siguri

Qentë endacakë ‘pushtojnë’ oborrin e spitalit të Podujevës – VIDEO

news image

Prania e numrit të madh të qenve endacakë në rrugët e vendit, është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen qytetarët. Ata bëhen edhe më agresivë gjatë stinës së dimrit, e si pasojë shumë shpesh ka pasur edhe viktima nga kafshimet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Lukunitë e qenve hasen pothuajse në çdo rrugë të shumë qyteteve. Të shumtë në numër janë edhe në qendrën e qytetit të Podujevës, ku ndjekin, lehin e terrorizojnë qytetarët.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në oborrin e spitalit të këtij qyteti – ku sipas një sinjalizuesi të pranishëm kanë qenë rreth 15 qenë endacakë të cilët mund të shihen si të rrezikshëm.

Ku ish e pa mundur me kalu prej emergjences ne anen tjeter te spitalit“, tha sinjaluzuesi për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/