image "Qenka nxehur Peci", Hoti i kundërpërgjigjet ministrit të Bujqësisë

Politikë

“Qenka nxehur Peci”, Hoti i kundërpërgjigjet ministrit të Bujqësisë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri Peci qenka nxehur pas deklarimit që ka bërë ai.

Hoti e ka akuzuar ministrin Pecin, duke thënë se e ka zakon që të shajë dhe ofendojë kundërshtarët e tij politik.

Sipas tij, e vërteta që e ka thënë Hoti ka qenë e papranueshme për ministrin Peci.

Tutje, Hoti ka thënë se sharjet që i ka bërë ministri ndaj tij, nuk ia ka borxh as ky e as partia e tij.

Në anën tjetër, Hoti e ka pyetur se çfarë do të bëjnë të hënën në Bruksel, a do të kalon apo jo Zajednica.

“Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime. Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, ka shkruar përseri Hoti.

/GazetaSinjali/