image Qeni i policisë i ndalon dy kosovarë të dyshuar për tentim vjedhje në Zvicër

Evropë

Qeni i policisë i ndalon dy kosovarë të dyshuar për tentim vjedhje në Zvicër

news image

Një rast i rrallë ka ndodhur të premten në një pishinë në Zvicër, në Rothtist. Protagonist ishte Eyk-u qeni i policisë i cili ndaloi dy persona të dyshuar për vjedhje.

Të dyshuarit ishin dy turistë nga Kosova të dyshuar për tentim vjedhje.

Pasi Policia gjeti njërin prej tyre, Qeni nisi kontrollimin e zonës së pishinës dhe hasi edhe në të dyshuarin e dytë i cili ishte fshehur prapa një shkurreje, i cili u arrestua po ashtu pa bërë ndonjë rezistencë.

Sipas dyshimeve të para, ata ishin përpjekur ta hapnin kasafortën, por pa arritur të vjedhin diçka.

Lidhur me rastin, i mbetet Zyrës së Prokurorit Publik në Zofingen-Kulm të vendosë se me çfarë dënimi do të përballen dy kosovarët e dyshuar.

Qeni i shërbimit Eyk mund të shikojë prapa në një natë të suksesshme.

Një total prej rreth 26 qensh janë aktualisht në përdorim në kantonin e Aargaut. Këta përbëhen nga qen mbrojtës dhe qen nuhatës nga policia kantonale dhe policia rajonale.

/GazetaSinjali/