Një rast i rrallë ka ndodhur të premten në një pishinë në Zvicër, në Rothtist. Protagonist ishte Eyk-u qeni i policisë i cili ndaloi dy persona të dyshuar për vjedhje.
Të dyshuarit ishin dy turistë nga Kosova të dyshuar për tentim vjedhje.
Pasi Policia gjeti njërin prej tyre, Qeni nisi kontrollimin e zonës së pishinës dhe hasi edhe në të dyshuarin e dytë i cili ishte fshehur prapa një shkurreje, i cili u arrestua po ashtu pa bërë ndonjë rezistencë.
Sipas dyshimeve të para, ata ishin përpjekur ta hapnin kasafortën, por pa arritur të vjedhin diçka.
Lidhur me rastin, i mbetet Zyrës së Prokurorit Publik në Zofingen-Kulm të vendosë se me çfarë dënimi do të përballen dy kosovarët e dyshuar.
Një total prej rreth 26 qensh janë aktualisht në përdorim në kantonin e Aargaut. Këta përbëhen nga qen mbrojtës dhe qen nuhatës nga policia kantonale dhe policia rajonale.