Shtatë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Hamburg të Gjermanisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, afër një kishe, shkruan Bild.
Policia bëri të ditur se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.
Policia e Hamburgut thotë se aktualisht “nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit”.
Këtu është teksti i mesazhit dërguar banorëve të Hamburgut pas të shtënave.
“Shmangni zonën e rrezikut. Nëse jeni zonën e rrezikut, qëndroni aty ku jeni dhe mos dilni jashtë për momentin”, thuhet në të, shkruan The Guardian.