image "Qëndro e fortë, Kroaci"/ BE e gatshme të ndihmojë pas tërmetit

Rajon

“Qëndro e fortë, Kroaci”/ BE e gatshme të ndihmojë pas tërmetit

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të sotëm që dëmtoi ndërtesat afër Zagrebit, shkruan Gazeta Sinjali.

Von der Leyen shkroi në Twitter se Bashkimi Evropian ishte duke ndjekur situatën nga afër dhe janë të gatshëm për të ndihmuar.

“Qëndro e fortë Kroacia! Pas një tërmeti të fuqishëm që goditi këtë mëngjes Kroacinë, Komisioni Evropian është në kontakt me kryeministrin, Andrej Plenkoviq dhe autoritetet kroate. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe jemi gati të ndihmojmë”, shkroi ajo në Twitter.

Ndërkohë, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, premtoi se shteti do të ndihmojë në rregullimin e disa ndërtesave që shkatërroi ky tërmet afër qyteteve të Petrinja dhe Sisak.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin me magnitudë rreth 5.2.

Nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve, por një numër ndërtesash në jug të kryeqytetit u dëmtuan dhe dridhjet u ndien gjithashtu në Bosnjën fqinje./Gazeta Sinjali/