image Qendrat tregtare në Kosovë do të obligohen të punojnë me këtë orar

Politikë

Qendrat tregtare në Kosovë do të obligohen të punojnë me këtë orar

news image

Pas pak orësh pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti, ku do të marr vendime për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gazeta Sinjali ka mësuar se masat e reja do të jenë më rigoroze në mënyrë që rastet e reja të shënojnë ulje.

Në këtë mbledhje, qeveria do t’i obligojë qendrat tregtare në Kosovë të punojnë me orarin 05:00-21:00.

Me këtë orar, qendrat tregtare obligohen t’i përmbahen manualit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Obligohen të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës të ushtrojnë veprimtaritë tregtare prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve./ Gazeta Sinjali/