image Qendra Kinematografike reagon për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Kosovë

Ngushëllimi/ Qendra Kinematografike reagon për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

news image

Regjisorja e njohur dhe vajza e kryeakademikut Mehmet Kraja, Arzana Kraja, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Qenra Kinematografike e Kosovës, duke u shprehur të shokuar me lajmin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, shkruhet në reagimin e QKK-së.

Për Policinë e Kosovës, rrethanat e vdekjes së regjisores Arzana Kraja janë ende të dyshimta. /Gazeta Sinjali/