image "Qen", "Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën", Gania e Azemi ofendojnë rëndë Mërgim Berishën

Bota e Yjeve

“Qen”, “Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, Gania e Azemi ofendojnë rëndë Mërgim Berishën

news image

Vesa Vllasaliu mbrëmë pas natës ‘prime’ ka shpërthyer në lot teksa i ka rrëfyer disa nga banorëve të BBVK2 se çfarë e vret më shumë nga ish-lidhja e saj me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.

Kjo gjendje e saj ka prekur disa nga banorët të cilët dhe i qëndruan pranë kur ajo nuk po i ndalte lotët.

Gjatë kësaj bisede, ishte Azemi i cili nuk duroi më dhe iu drejtuar Vesës me fjalë goxha ofenduese për Mërgimin.

“Duhesh me marr kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe na tjerët, edhe mos qit lot më për qen e për tjertë që s’ia vlenë”, u shpreh Azemi.

Në anën tjetër, teksa po bisedonte me Bucin ishte edhe Ganiu ai i cili shprehi frustimin e tij për Mërgimin.

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, tha Ganiu.

VIDEO

/GazetaSinjali/