image "Kurrë se ka nxjerrë publiku", Mbresa zë be nënën e saj rreth largimit dhe rikthimit të Azemit

Bota e Yjeve

“Kurrë se ka nxjerrë publiku”, Mbresa zë be nënën e saj rreth largimit dhe rikthimit të Azemit

news image

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1 njëherit dhe prezantuesja e “Big Talk”, Mbresa ka folur rreth largimit dhe rikthimit të Azemit brenda shtëpisë më të famshme në vend BBVK2, raporton Sinjali.

Ajo ia adresoi ndjekësve të saj pyetjen se “çfarë duhet të bëj Azemi tash e tutje/pritshmërit e juaja?”, pyetje kjo e cila pati shumë reagime.

Përveç reagimeve, Mbresës iu drejtuan edhe disa akuza, se e gjitha ishte e planifikuar pasi sipas komenteve në rrjete sociale Azemi gëzonte përkrahje.

Ajo u betua në nënën e saj duke thënë se nuk kishte asnjë informacion, ashtu siç u aludua nga ndjekësit e saj, për largimin dhe rikthimin e Azemit.

“Pasha nanën se kom ditë, se këto nuk janë informacione që shpërndahen qysh po mendoni ju”, dëgjohet teksa thotë ajo.

/GazetaSinjali/