image Qëlluan nga makina, gratë u alarmuan - xhaxhai i njërit nga të plagosurit në Vlorë tregon ngjarjen

Rajon

Rajon/ Qëlluan nga makina, gratë u alarmuan – xhaxhai i njërit nga të plagosurit në Vlorë tregon ngjarjen

news image

Një prej dëshmitarëve të ngjarjes, xhaxhai i Ronald Çepajt (që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm në Vlorë) ka rrëfyer atë që ka parë në vendngjarje.

“Ishte breshëri. Gratë vunë kujën, u alarmuan.  Rolandin e kam njeriun tim. Niku që ishte objektiv kishte ca ditë që kishte dalë nga burgu. Autori qëlloi nga brenda makinës. Nipi im, Ronaldi nuk ka pasur probleme”, tha xhaxhai i Ronald Çepajt.

Ronald Çepaj dhe Nikollqa Çepaj ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën industriale të Vlorës, kur aty ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë. Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet në qytetin e Vlorës./Gazeta Sinjali/