image Qëlloi me armë në spital, ja lidhjet e tij me politikanët shqiptarë

Politikë

Identiteti/ Qëlloi me armë në spital, ja lidhjet e tij me politikanët shqiptarë

news image

Personi që për pak shkaktoi një masakër në mes të spitalit të Fierit, është Eqerem Braçe, një emër i njohur për policinë dhe publikun. Eqerem Braçe ka qenë nënkryetar i  Komunës së Levanit për disa vite.

Në mars të vitit 2014-së Eqerem Braçe plagosi me armë dy persona në Levan. Pavarësisht se ishte nënkryetar komune, Braçe qëlloi me armë Besnik dhe Klodian Aliaj, duke i lënë të plagosur.

Gjithashtu Eqerem Braçe është kushëriri i Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, një fakt që njihet nga të gjithë, por i denoncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Eqerem Braçe ka bërë karrierë edhe në Tiranë. Ai u promovua nga Erjon Veliaj, duke u emëruar drejtor i ndërmarrjes më të madhe të Bashkisë së kryeqytetit, UKT-së, megjithëse me precedentë të fortë penal. Ai u largua nga ky post pas denoncimit që bëri Partia Demokratike, dhe pas përplasjeve mesa duket që pati me kyebashkiakun Veliaj.

Eqerem Braçe ishte personi që i mori mbrëmë armën policit dhe qëlloi drejt familjes Zhapaj në Fier. E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e brendshme të spitalit. Aktualisht, Braçe është i arrestuar nga policia. Ka një dyshim të fortë në publik, se lidhjet politike do ta ndihmojnë sërish.

Paraprakisht policia tha se se personi që qëlloi me armë ishte Eqerem Braçe, dhe se ishte ndaluar, por më pas ne nje njoftim tjetër u shpreh se ishte kushëriri i tij që i mori armën policit. Tek njoftimi i ri, emri i Eqerem Braces, nuk pasqyrohet. Një ngjarje kjo që po mbulohet me mister.