image Qëllohet për vdekje rep-artisti amerikan

Bota e Yjeve

Showbiz/ Qëllohet për vdekje rep-artisti amerikan

news image

Bashar Barakah Jackson i njohur me emrin artistik si Pop Smoke është qëlluar për vdekje sot në shtëpinë e tij.

“TMZ”, raporton se rep-artisti 20-vjeçar është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij nga dy persona të panjohur, transmeton Gazeta Sinjali.

“Policia e Los Angeles ka konfirmuar se një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje nga dy persona të maskuar në shtëpinë e tij rreth orës 04:29 të mëngjesit, në Hollywood Hills”, raporton “TMZ”.

Është ende e paqartë nëse dy personat e maskuar kanë hyrë në shtëpi për të vjedhur apo kanë pasur ndonjë lidhje me rep-artistin.

Pop Smoke u bë I njohur vitin e kaluar pas publikimit të këngës, “Welcome to the Party”. Kjo këngë u bë remix më pastaj nga rep-artistët e njohur ASAP Ferg, Meek Mill , Pusha T dhe të tjerë./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/ajtracey/status/1230144151674654721?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1230144151674654721&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.nydailynews.com%2Fnews%2Fnational%2Fny-rapper-pop-smoke-killed-20200219-sgejzhbwh5bl7iihgic7b7cbfi-story.html