Pasi një vajzë 8-vjeçare me ngjyrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u qëllua për vdekje, ka reaguar kryetartja e Atlantas, Kisha Lance Bottmos e cila ka bërë thirrje për ndryshim.
Departamenti i Policisë në Atlanta ka njoftuar se gjatë sulmit me armë, vdiq edhe një tjetër burrë, duke lënë të plagosur dhe dy të tjerë.
Secorie Turner, tetë vjeçe, u qëllua në zonën e Universitetit Avenue, natën e së shtunës, ndërsa po qëndronte brenda një automjeti me nënën.
Nëna e saj e cila u përpoq të parkonte veturën, u fut në mes të disa barrikadave që ishin vendosur nga një grup njerëzish. Me këtë rast njëri prej tyre hapi zjarr ndaj automjetit, duke qëlluar për vdekje tetëvjeçaren. /Gazeta Sinjali/