image Qëllohen për vdekje tre policë në Francë

Botë

Qëllohen për vdekje tre policë në Francë

news image

Në Francë, tre policë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave atje, ky ekip i policisë që u qëllua ishte duke iu përgjigjur një raportimi të dhunës në familje në një shtëpi afër Puy-de-Dome.

Sipas kryetarit të qytetit, oficerët u qëlluan një person kur mbërritën në atë lokacion.

Mediat atje raporton se ky incident është ende në proces dhe një grua që ishte brenda në shtëpi është e sigurt.

Gruaja dyshohet se ishte strehuar në çatinë e një shtëpie të djegur.

Ndërsa oficerët e policisë iu afruan shtëpisë, ata u qëlluan nga i dyshuari 48-vjeçar mashkull, njoftoi BFM TV. Një oficer vdiq nga plagët në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër u plagos në kofshë dhe u transportua në spital.

Zjarrfikësit thuhet se janë në vendin e ngjarjes, duke e vënë situatën nën kontroll.

/Gazeta Sinjali/