Nga ky vit, në shkollën e Cassville, në Misuri, do të lejojë ndëshkimet trupore nga mësuesit kundrejt nxënësve.
Jemi në Shtetet e Bashkuara të vitit 2022, por duket ajo e shekullit të 19-të, me një praktikë që në shkollat amerikane nuk përdorej nga disa dekada, por që sot janë zyrtarizuar në qytezën që ka 1 mijë e 900 nxënës.
Janë vetë familjet që kanë vendosur t’i japin “dritën jeshile” kësaj vendimmarrje. Normalisht do të ketë limite, do të përdoret vetëm kur të gjithë përpjekjet e tjera disiplinore te tregohen të pavlefshme.
Edhe pse kemi të bëjmë me një rast episodik, dhe periferik, sërish reagimi i sociologëve amerikanë ka qenë i fortë, duke dënuar vendimin e qytezës, shkruan A2cnn.
“Të rrahësh nxënësit nuk përfaqëson një mënyrë për t’i edukuar, por për t’i traumatizuar”, thonë disa prej tyre.
Por prindërit e Cassville nuk duken të shqetësuar, dhe thonë që nuk do të jetë një problem i madh.