image Që nga fillimi i pandemisë, 27 pacientë në Gjilan e kanë humbur betejën me COVID-19

Shëndetësi

Që nga fillimi i pandemisë, 27 pacientë në Gjilan e kanë humbur betejën me COVID-19

news image

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese të gjendjes, pas 12 rasteve të reja pozitive, brenda 24 orëve të fundit.

Brenda pesë muajve, bilanci i përballjes me pandeminë COVID-19 është si në vijim: 651 të rezultuar pozitivë në total, prej tyre 442 të shëruar, 182 raste janë ende aktive, ndërsa fatkeqësisht 27 qytetarë e kanë humbur betejen me COVID-19.

Në mbledhje po ashtu u bë e ditur se 47 pacientë janë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa mostra në pritje të rezultateve janë 30, të datave 12 dhe 13 gusht./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/photos/a.1410983622479244/2777567352487524/?type=3&theater