image Që nga 13 marsi mbi 120 mijë kosovarë kanë mbetur pa punë dhe mbi 50 për qind e bizneseve janë mbyllur

Kosovë

Deklaratë/ Që nga 13 marsi mbi 120 mijë kosovarë kanë mbetur pa punë dhe mbi 50 për qind e bizneseve janë mbyllur

news image

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se që nga fillimi i përhapjes së pandemisë në Kosovë me 13 mars, rreth 50 për qind të bizneseve janë mbyllur dhe mbi 120 mijë qytetarë kanë mbetur pa punë.

Sipas tij kjo është arsyeja se pse Oda Ekonomike i ka kërkuar Ministrisë së Financave 300 milionë euro, në mënyrë që të mbështeten bizneset dhe punëtorët.

“Që nga 13 marsi, kur qeveria ka filluar të marr masa mbi 120 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë. Mbi 50 për qind e bizneseve janë mbyllur dhe ekonomia është inaktive”, ka thënë Rukiqi në një lidhje direkte në emisionin Desku.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi tha se me pakon emergjente po i mbulojnë dëmet ekonomike rreth 210-220 milionë euro./ Gazeta Sinjali/