Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici për zhdukjen e vajzës së saj që dy ditë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, nëna e vajzës së zhdukur ka deklaruar se nuk ka informacione për vendndodhjen e të bijës dhe se hera fundit kur e kanë parë ka qenë më datë 22.02.2022 rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Policia ka njoftuar se prokurori kujdestar ka iniciuar rastin si “person i zhdukur” dhe hetimet vazhdojnë.