image Qe 9 ditë i shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e kryetarit të Malishevës pasi u infektua me COVID-19

Shëndetësi

Qe 9 ditë i shtrirë në QKUK, kjo është gjendja e kryetarit të Malishevës pasi u infektua me COVID-19

news image

Tash e nëntë ditë, kreu i komunës së Malishevës, Ragip Begaj është duke u trajtuar për COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai është në okisigjenoterapi dhe në gjendje jo të mirë, ka thënë nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha për Gazetën Sinjali.

“Kryetari, ende është në gjendje jo të mirë shëndetësore, po vazhdon trajtimi në Klinikën Infektive, sot është dita e 13-të nga testimi për COVID-19, po shpresojmë në më të mirën”, ka thënë Berisha.

Koronavirusi ka prekur edhe shumë politikanë të Kosovës, disa prej të cilëve tashmë ia kanë dalë që të shërohen dhe e kanë mposhtur këtë virus. /Gazeta Sinjali/