image Qalaj tregon sfidat e policëve gjatë pandemisë: Kemi mungesë të tualeteve

Kosovë

Pandemia/ Qalaj tregon sfidat e policëve gjatë pandemisë: Kemi mungesë të tualeteve

news image

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar sfidat me të cilat janë përballur pjesëtarët e policisë së Kosovës gjatë pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policët të cilët gjatë kësaj kohe janë duke punuar 12 orë në ditë, Qalaj janë ballafaqur me mungesën e tualeteve e cila thotë se vazhdon të jetë sfidë për ta, sidomos në pikat statike.

“Meqenëse qëndrimi sidomos në pikat statike ku nuk ka asnjë objket afër ka qenë një mungesë mjaft e madhe e tualeteve. Me të cilën me të vërtetë janë ballafaquar policët. Me këtë rast më lejoni që ta falënderoj kryetarin e Komunës së Prishtinës i cili na ka ndihmuar mjaft shumë, sidomos në rajonin e Prishtinës që në rrugët kryesor, meqë ata kishin pasur një kontratë me një nga operatorët ekonomik dhe na kanë mbështet mjaft shumë që ka qenë një ndihmë e madhe për policët. Mirëpo, nuk kemi mund të bëjmë zgjidhje në komunat tjera, në rajonet tjera”, tha Qalaj.

Sfidë tjetër për pjesëtarët e policisë, drejtori i përgjitshëm thotë se ka qenë ushqimi.

Ai thotë se policët janë këshilluar që gjatë kësaj kohe të marrin ushqimin me vete, në mënyrë që të shmangin mundësinë e infektimit.

“Një sfidë tjetër ka qenë çështja e ushqimit. Është një qëndrim mjaft i gjatë në punë. Ne e kemi kontratë me një operator ekonomik për furnizim me ushqim, mirëpo teknikisht ka qenë e pamundur që të shpërndahet ushqimi në të gjitha fshatrat, në të gjitha komunat e Kosovës. Po ashtu, edhe një faktor tjetër ka ndikuar që të mos vendosim për shpërndarjen e ushqimit, e ai ka qenë mundësia e ndonjë helmimi eventual që çdoherë është mundur dhe rreziku ka qenë që përnjëherë të infektohen të gjithë dhe të mos ta kemi në funksion të gjithë personelin. Prandaj kemi vendosur që policët të marrin ushqimin nga shtëpia ose të gjejnë ndonjë mënyrë aleternative që të ushqehen në këtë kohë”, tha ai.

Qalaj tha se nuk kanë pranuar asnjë ndihmë nga askush, për shkak të sigurisë dhe moslejimit të keqpërdorimit të policëve për marketingut e bizneseve ose individëve të caktuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Financave dhe Transferve që t’ua kompensojë nga 5 euro në ditë secilit pjesëtar të policisë për ushqim./Gazeta Sinjali/