image Qalaj: Për certifikatën e vaksinimit që nuk njihet askund në Evropë, nuk janë përgjegjëse qeveritë e kaluara

Politikë

Qalaj: Për certifikatën e vaksinimit që nuk njihet askund në Evropë, nuk janë përgjegjëse qeveritë e kaluara

news image

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme, në të cilën po debatohet për menaxhimin e pandemisë COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, propozoi që të hiqet ora policore, masë të cilën e cilësoi si të panevojshme.

Nuk ka nevojë që të zvogëlohet orari i punës së bizneseve, por që të respektohen në mënyrë rigoroze masat. Masat e reja po respektohen vetëm në kufi dhe ora policore”, tha ai, duke kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Lafitin, i cili e lëshoi sallën e Kuvendit.

“Njeri kyç që duhet të jetë këtu, ministrin e Shëndetësisë, nuk e kemi këtu. Çkado që flasim këtu, e kemi vetëm për debat, që të na dëgjojnë qytetarët, por njeriu kryesor për këtë çështje nuk e pa të arsyeshme të qëndrojë.”

Qalaj ironizoi me Qeverinë Kurti, duke thënë se të paktën mosnjohja e certifikatës së vaksinimit nga asnjë vend, nuk është përgjegjësi e qeverive të kaluara.

“Të paktën për certifikatën e vaksinimit, që nuk po na e njeh asnjë institucion evropian, nuk janë përgjegjës qeveritë e kaluara”, tha Qalaj./GazetaSinjali/