image Qalaj: Në asnjë pjesë të Kosovës, askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet

Kosovë

Siguri/ Qalaj: Në asnjë pjesë të Kosovës, askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj në menaxhimin e situatës në veri ashtu si në të gjitha pjesët e vendit.

 ‘’Fillimisht prej që kemi filluar me menaxhimin e situatës kemi shpërndarë efektivët tonë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Dhe kemi mbështetë me personel të gjithë zyrtarët policorë. Siç e dini ministri i Shëndetësisë së bashku me kryetarët e komunave të veriut kanë marrë vendim që të vendosen dy komuna në veri në karantinë në mënyrë që të ndalohet lëvizja dhe të mos kemi shpërndarje të pandemisë. Është angazhuar një numër i madh i zyrtarëve dhe qytetarët e respektojnë vendimin, nuk kemi ndonjë incident. Zyrtarët policorë nuk kanë detyra specifike, ato janë të njëjta me komunat tjera të karantinuara’’, thotë ai.

Qalaj ka konfirmuar se dy nga zyrtarët policorë janë prekur me Covid-19.

‘’Kemi dy raste në Policinë e Kosovës që janë të prekur me virus dhe kemi në numër të madh që janë në izolim. Meqenëse shumë prej personelit kanë ardhru nga ajshtë, ata janë futur në karantinë dhe presim që kur të mbarojë periudha e karantinitimit të rifillojnë punën’’, ka thënë ai për T7.

Tutje, Qalaj duke folur për gjendjen në veri të Mitrovicës, dekaroi se askush në asnjë pjesë të Kosovës nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

‘’Në asnjë pjesë të vendit askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Policia po kryen detyrat e veta në që dalin nga mandati i policisë. Në asnjë moment nuk do lejojmë që dikush të kryejë aktivitete ilegale në asnjë pjesë të vendit. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me AKI’në’’, tha ai/GazetaSinjali/