image "Q**** distancën e nanës", sekretari i OVL-UÇK-së u reagon policëve të Kosovës

Kosovë

“Q**** distancën e nanës”, sekretari i OVL-UÇK-së u reagon policëve të Kosovës

news image

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka shprehur nervozizëm pas arrestimit të kryetarit të kësaj organizate nga njësia speciale e EULEX-it, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka filluar të shajë, kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kërkuar nga ai që të mbajë distancën si masë preventive për mbrojtje nga koronavirusi.

“Le mos boni hajgare, çfarë shteti ky. Ti po më kallxon mu për distancë, shko lypja dikujt tjetër distancën. Për këta m** me mbajt distancë. Q**** distancën e nanës”, reagoi Klinaku.

Sot, nga njësia speciale e EULEX-it është arrestuar kreu i organizatës së veteranëve i cili, sipas avokatit të kësaj organizate, është duke u dërguar për në Hagë./Gazeta Sinjali/