Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të mos e anulojë procesin e votimit për komunën e Hanit të Elezit.
PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumës, me të cilin ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021 vetëm për kryetar komune për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve.
Pasi që zgjedhjet në Han të Elezit nuk do të anulohen, fitues i tyre është Mehmet Ballazhi PDK-së. /GazetaSinjali/