Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvende Komunale për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Por me këtë rezultat nuk u pajtuan 352 kandidatë për anëtarë të Kuvendeve Komunale, të cilët dërguan apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar gjithsej 352 apele nga kandidatë për anëtarë të Kuvendeve Komunale të cilët me apelet e tyre kundërshtojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve komunale”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Ky panel ka njoftuar të gjitha palët se apelet e dorëzuara në afatin ligjor do të shqyrtohen dhe do të vendosen në afat prej 72 orësh nga momenti i pranimit të apeleve./Gazeta Sinjali/