image PZAP merr vendim për ankesën e Bekim Jasharit, për parregullsi gjatë zgjedhjeve në Skenderaj - Sinjali

PZAP merr vendim për ankesën e Bekim Jasharit, për parregullsi gjatë zgjedhjeve në Skenderaj

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, për parregullsi gjatë procesit të votimit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Bekim Jashari, kryetar aktual i komunës së Skenderajt ka kërkuar nga PZAP që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen votat në disa vendvotime.

Kjo ankesë është parashtruar, pasi Jashari u mposhtë nga kandidati i PDK-së, Fadil Nura, në zgjedhjet e 17 tetorit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: