Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka përsëritur edhe njëherë se afati për shqyrtimin dhe vendosjen për ankesat e partive politike rreth moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputet dhe apeleve tjera të natyrave të ndryshme, është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu PZAP-i ka bërë të ditur se vendimet për apelet e subjekteve politke do të merren nesër.
“Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve.
Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021.