Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 10 mijë e 100 euro Listën Serbe në Komunën e Kllokotit, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, për balotazh.
Në vendimin e PZAP thuhet se ankesë kishte parashtruar kandidati i GI Srpska, Strahinja Spasiq.
“Pranohet e bazuar A.nr.1142/2021, e paraqitur nga Strahinja Spasiq, kandidat për kryetar komune të Kllokotit, ndërsa subjekti politik Lista Serbe, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 10,100 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të datës 14.11.2021”, thuhet në vendimin e PZAP.
Sipas vendimit, Lista Serbe detyrohet të paguaj gjobën në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, nën kërcënimin e dënimit shtesë.
Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta shihni KËTU. /GazetaSinjali/