President rus, Vladimir Putin, ka vizituar sot të prekurit me koronavirus në spitalin Kommunarka, në periferi të Moskës.
Para se të futej brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos e marr virusin nga pacientët.
Edhe pse nuk ka shumë të infektuar, autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit.
Zona është ajo e Voronovskoye, dhe nuk ka qendra banimi të rëndësishme afër. Fondet për ndërtimin janë tashmë lëvruar dhe punimet po fillojnë me ritme të larta. Spitali do të kushtojë 100 milionë euro./Gazeta Sinjali/