image Putini uron Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarsisë

Shqipëri

Putini uron Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarsisë

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me rastin e 28 Nëntorit, ka uruar shqiptarët duke i dërguar një telegram presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë letër Putin ka shprehur bindje se zhvillimi marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve do tu përgjigjet popujve të tyre dhe Evropës.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Putin, bërë publike në faqen e Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

/Gazeta Sinjali/