image Putini për gazin rus: Ne nuk po bëjmë bamirësi

Botë

Putini për gazin rus: Ne nuk po bëjmë bamirësi

news image

Rusia iu ka thënë vendeve të huaja se duhet të fillojnë të paguajnë për gazin e saj në rubla ose do të ndalojë furnizimet.

Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që thotë se blerësit duhet “të hapin llogari në rubla në bankat ruse” nga e premtja.

“Askush nuk na shet asgjë falas, dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi – domethënë, kontratat ekzistuese do të ndërpriten”, tha presidenti rus, raporton BBC.

Kërkesa e Putinit për pagesa në rubla është një përpjekje për të rritur monedhën, e cila është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore.

Nga 1 prilli, ata do të duhet të hapin llogari të veçanta bankare ruse për të transferuar fonde të huaja dhe më pas banka do t’i përdorë ato për të blerë rubla.

Ekonomitë e mëdha të BE-së si Gjermania dhe Italia mbështeten në gazin rus për nevoja të konsiderueshme energjetike.

/GazetaSinjali/