image Putini hakmerret/ Dëbon 36 diplomatë belgë dhe holandezë, ultimatum 2 javë kohë për tu larguar

Botë

Putini hakmerret/ Dëbon 36 diplomatë belgë dhe holandezë, ultimatum 2 javë kohë për tu larguar

news image

Zyrtarët rusë njoftuan se Moska ka dëbuar 36 diplomatë belgë dhe holandezë, në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e diplomatëve rusë nga ambasadat në Bruksel dhe Hagë pas sulmit rus në Ukrainë.

Autoritetet bëjnë me dije se qeveria ruse ka dëbuar 21 diplomatë belgë dhe 15 holandezë.

Rusia u ka dhënë diplomatëve afatin kohor prej 2 javësh për tu larguar nga vendi.

Ndërkohë ditën e djeshme Moska dëboi punonjësit e ambasadës bullgare.

“Atanas Krastin, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Federatën Ruse, u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dorëzua një notë nga Ministria që shpallte punonjësit e Ambasadës Bullgare në Moskë si “persona non grata”, thuhej në deklaratë.

Ministria vuri në dukje se kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të Bullgarisë të marrë në mars për të shpallur 10 diplomatë të ambasadës ruse në Sofje si “persona non grata”.

/GazetaSinjali/