image “Putini është kasap”, Kremlini i përgjigjet Bidenit

Botë

“Putini është kasap”, Kremlini i përgjigjet Bidenit

news image

Kremlini ka reaguar pas komenteve të bëra më herët nga presidenti amerikan Joe Biden se Vladimir Putin është kasap.

Në përgjigje të komenteve të bëra nga presidenti amerikan në Poloni ku takoi refugjatë të Ukrainës, Kremlini thotë se deklarata të tilla ngushtojnë akoma më tej mundësitë për t’i rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin “kasap” pas vizitës me refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë, të shtunën.

Kujtojmë se Biden i bëri deklaratat në Varshavë ndërsa pyetej nga gazetarët se çfarë i vinte në mend teksa shihte ukrainasit që kanë lënë shtëpitë e tyre pas nisjes së pushtimit nga Rusia. /abcnews

/GazetaSinjali/