image Putin urdhëron “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve në Ukrainë

Botë

Putin urdhëron “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve në Ukrainë

news image

Presidenti rus Vladimir Putin po i adresohet kombit për herë të parë, që kur urdhëroi dërgimin e trupave ruse në Ukrainë për ta pushtuar këtë vend.

Në videon e tij më të fundit, ai thotë se “qytetarët e Donetskut, Luhanskut, Khersonit, Zaporizhzhia dhe rajoneve tjera janë çliruar nga regjimi nazist”, transmeton Sinjali.

“Po flasim për hapat që do të mbronin sovranitetin tonë dhe të mbështesim ëndrrën dhe dëshirën e qytetarëve tanë që të vendosin për veten”, shtoi presidenti rus.

Ai gjithashtu theksoi se vendet perëndimore po tentojnë të “bllokojnë” çfarëdo pavarësie apo zhvillimi, duke aluduar në paralajmërimet për referendume në rajonet e okupuara nga rusët dhe separatistët pro-rusë.

Putin ka urdhëruar “mobilizimin e pjesshëm” të rezervistëve – duke theksuar se një dekret i tillë tashmë është nënshkruar.

“Dua të theksojë se është mobilizim i pjesshëm. Vetëm ata që janë rezervist do të pranohen”, shtoi Putin duke pranuar se mobilizimi do të fillojë nga sot.

/GazetaSinjali/