Autoritetet ruse kanë njoftuar një përpjekje për të rritur prodhimin e filmave që lavdërojnë luftën e Moskës në Ukrainë, raporton AP.
Vladimir Putin ka urdhëruar ministrinë e kulturës që të sigurojë shfaqjen e dokumentarëve në kinema për “operacionin special ushtarak”, siç e quan Kremlini pushtimin e Ukrainës.
Ministria gjithashtu ka prioritizuar disa tema gjatë ndarjes së fondeve shtetërore për filmat.
Këto përfshijnë “heroizmin dhe vetëmohimin e luftëtarëve rusë” në Ukrainë dhe “luftimin e manifestimeve moderne të ideologjisë naziste dhe fashiste” – një akuzë e rreme që Putin bën për udhëheqësit e Kievit.