image Putin u hap rrugë 16 mijë vullnetarëve nga Lindja e Mesme për të luftuar për Rusinë

Botë

Putin u hap rrugë 16 mijë vullnetarëve nga Lindja e Mesme për të luftuar për Rusinë

news image

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka pranuar propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që vullnetarët të vijnë dhe të luftojnë në Donetsk dhe Ligansk.

Putin tha se është sugjeruar gjithashtu që më shumë se 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme të vijnë dhe të luftojnë kundër Ukrainës.

“Nëse shihni njerëz që duan, në baza vullnetare, veçanërisht jo për para, të vijnë dhe të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbas, bashkëpunoni me ta dhe ndihmoni ata të vijnë në zonën e luftës,” tha Putin gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai gjithashtu i tha ministrit të tij të Mbrojtjes se ka miratuar që raketat Javelin dhe Stinger të kapur nga ushtria ruse në Ukrainë t’u dorëzoheshin forcave seperatiste në Donbass.

“Për sa i përket dorëzimit të armëve, veçanërisht atyre të prodhimit perëndimor që kanë rënë në duart e ushtrisë ruse – sigurisht që unë mbështes mundësinë për t’i dhënë ato njësive ushtarake të republikave popullore të Luganskut dhe Donjeckut” tha Putin.

/GazetaSinjali/