Presidenti rus Vladimir Putin tha se dy-tre javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për rrjedhën e pandemisë së koronavirusit në vend.
“Ne studiojmë me kujdes përvojën e të gjitha vendeve që gjithashtu u përballën me kërcënimin e koronavirusit, dhe kjo përvojë thotë se katër deri në pesë javë të para në epidemi janë më të vështirat,” tha Putin gjatë një mledhjeje online me kabinetin e tij.
Ai gjithashtu shtoi se këto dy-tri javët e ardhshme do të jenë përcaktuese dhe se kërkohet respektim i rreptë i rekomandimeve mjekësore.
“Kjo do të thotë që dy-tre javët e ardhshme do të jenë përcaktuese. Kjo është periudha kur kërkohet përqendrim maksimal i të gjitha burimeve nga ne, si dhe respektim i rreptë i rekomandimeve mjekësore dhe masave parandaluese që janë prezantuar në çdo rajon sot”, u shpreh ai.
Rusia ka raportuar zyrtarisht 8 mijë e 672 raste dhe më shumë se 63 vdekje deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit./ Gazeta Sinjali.