image Putin takohet me kryeministrin e këtij shteti

Botë

Putin takohet me kryeministrin e këtij shteti

news image

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kryeministri i Izraelit Naftali Bennet ka udhëtuar për Moskë dhe është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas Reuters, konfirmimin për takimin e ka bërë zëdhënësi i Bennet.

Zyra e Kryeministrit konfirmon: Kryeministri Naftali Bennett ndodhet në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin për rreth dy orë e gjysmë. Kryeministri u nis sot në orët e para të mëngjesit për në Moskë, pas bisedës që u zhvillua mes liderëve të mërkurën e kaluar. Në takim merr pjesë edhe ministri i Ndërtimit dhe Banimit, Zeev Elkin, i cili ka ndihmuar në përkthim”, ka shkruar Ravid në twitter.

Ravid në një postim të më hershëm ka thënë ky udhëtim ishte bërë në mënyrë sekrete.

/GazetaSinjali/