image Putin shpall agjentë të huaj një reper, katër gazetarë dhe një shkrimtar
[wp-story id="814678"]

Botë

Putin shpall agjentë të huaj një reper, katër gazetarë dhe një shkrimtar

news image

Ministria ruse e drejtësisë ka deklaruar se një nga reperët më të njohur të vendit është “agjent i huaj”, një emërtim ligjor që është përdorur për të ndjekur kritikët dhe gazetarët kundër  Kremlinit.

Oxxxymiron, emri i vërtetë i të cilit është Miron Fyodorov, u shtua në një listë të përditësuar të agjentëve të huaj së bashku me katër gazetarë dhe Dmitry Glukhovsky, një shkrimtar i shquar.

Ai anuloi një turne të planifikuar rus në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës dhe më pas u largua nga Rusia dhe dha një seri koncertesh në Turqi, Britani dhe Gjermani, të titulluar “Rusët kundër luftës”, shkruan Al Jazeera.

Në fund të gushtit, autoritetet thanë se po hetonin punën e tij sipas ligjeve të vendit kundër ekstremizmit. Sipas ligjit rus, materiali i quajtur “ekstremist” është efektivisht i ndaluar.

Oxxxymiron, tekstet e të cilit janë shumë politike dhe që mori pjesë në mitingje në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexey Navalny, ishte një nga reperët e shquar të Rusisë para luftës, duke gëzuar popullaritet të madh në një vend ku hip-hop është një zhanër popullor. /abcnews.al/

/GazetaSinjali/