Vladimir Putin u pa duke marrë pjesë në një funeral në Moskë sot i rrethuar nga roje ushtarake që mbanin ‘çantën sekrete bërthamore’ të Rusisë.
Presidenti rus mbërriti në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultra-nacionalistin e zjarrtë Vladimir Zhirinovsky.
Putini, i veshur me të zeza, bëri shenjën e kryqit përpara arkivolit të hapur të Zhirinovsky.
Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak që mbante aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit mendohet të jetë një shenjë rrëqethëse se Putini luftarak mund të vendosë armë shkatërruese bërthamore, shkruan TheSun.
Imazhet vijnë shtatë javë pasi lideri vendosi armët e tij bërthamore në gatishmëri pasi sulmoi aleancën e NATO-s mbi ato që ai pretendoi se ishin sanksione ‘agresive’.