Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendet perëndimore kanë shënuar autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ai tha se kjo ka çuar në një “përkeqësim të ekonomisë në Perëndim“.
Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar, raporton Reuters.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Më herët Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes video-lidhjes se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë dhe likuiditetin në kushtet e kontraktimit të aktivitetit kreditues edhe pse ulja e normave të bankës qendrore do ta bëjë kreditimin më të lirë.