image Putin: Perëndimi po luan një lojë të rrezikshme dhe të pistë

Botë

Putin: Perëndimi po luan një lojë të rrezikshme dhe të pistë

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë fjalës së tij në forumin “Valday” foli për Perëndimin.

Putin tha se Perëndimi “gjithmonë ka dashur përshkallëzimin”.

“Perëndimi po luan një lojë të rrezikshme dhe të ndyrë. Ata që vendosën rregullat besojnë se të tjerët duhet t’u binden atyre.” shtoi Putin.

Ai shtoi se nuk ka unitet në Perëndim dhe se dialogu ende do të duhet të ndodhë.

“As në mes të “Luftës së Ftohtë” askush nuk mendonte të mohonte ekzistencën e kulturës dhe artit të kundërshtarëve të tyre. Nazistët dogjën libra dhe tani në Perëndim kanë shkuar aq larg sa ndalojnë Dostojevskin dhe Çajkovskin”, tha ai.

Sipas Putinit, Perëndimi dëshiron të gjitha burimet e njerëzimit. 

Ai akuzoi gjithashtu Perëndimin për promovimin e luftës në Ukrainë, si dhe presionin ndaj vendeve të tjera, të cilën ai e konsideron një politikë krejtësisht të gabuar.

“Ka dy lloje të Perëndimit. Perëndimi që vlerëson vlerat e krishtera, që është më afër nesh, dhe Perëndimi që është agresiv, kozmopolit, dhe ne kurrë nuk do të arrijmë paqen me atë Perëndim tjetër”, tha Putin.

/GazetaSinjali/