image Putin pas takimit me Biden: U dakorduam që t’i kthejmë ambasadorët për të ulur tensionet

Botë

Putin pas takimit me Biden: U dakorduam që t’i kthejmë ambasadorët për të ulur tensionet

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kanë rënë dakord që të kthejnë ambasadorët në postet e tyre, si një përpjekje për të ulur tensionet.

Këtë deklaratë, presidenti rus e bëri gjatë një konference për media, pas takimit që mbajti sot me Biden në Gjenevë, shkruan AP, përcjell Gazeta Sinjali.

Kthimi i ambasadorëve pason një tërheqje diplomatike të luftës së shkurt të personelit diplomatik.

Ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov, u tërhoq nga Washingtoni rreth tre muaj më parë, pasi Biden e përshkroi Putinin si një vrasës.

Ambasadori i SHBA në Rusi, John Sullivan, u largua nga Moska gati dy muaj më parë sepse Rusia sugjeroi që ai të kthehej në Washington për konsultime. /Gazeta Sinjali/