image Putin do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Botë

Putin do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë një takim të madh të Këshillit të Sigurimit rus të hënën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një telefonatë me gazetarët, të hënën.

I pyetur nëse ky ishte një takim urgjent apo i rregullt, Peskov tha se nuk është i rregullt, duke refuzuar të shtjellojë më tej agjendën e takimit.

Peskov tha se situata në kufi mbetet “jashtëzakonisht e tensionuar” dhe refuzoi të komentojë mundësinë që Rusia të ofrojë ndihmë ushtarake për Donbasin nëse kërkohet, shkruan CNN.

Evropa mbetet e gatshme për një pushtim të mundshëm rus dhe liderët perëndimorë kanë paralajmëruar se një i tillë mbetet i pashmangshëm.

Më herët të hënën, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, tha se vendi nuk është dëshmitar i tërheqjes së forcave ruse nga pozicionet afër kufirit ukrainas.

/GazetaSinjali/