Disa javë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2, opinionistja Zhaklin Lekatari vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Vizita e saj në Beograd dhe deklaratat antikombëtare kanë nxitur reagime të shumta publike.
Lekatari deklaroi se ndihet më e sigurt në Serbi, pasi aty nuk ka shqiptarë. Më pas ajo ka postuar një murale të qytetit serb Odzaci, aty ku shihet një prej kriminelëve sllavo rus, Albert Ahsarbekoviç Andijev.
Ndërkohë, indiferent për media rozë nuk është as jeta e saj personale, pasi së fundmi ajo është fotografuar në shoqërinë e një mashkulli misterioz.
Në pamjet e kapura nga ‘JOQ’, Zhaklina shihet duke u puthur dhe përqafuar me një mashkull që mendohet të jetë partneri i saj.
Dyshja duket po i shijonin bashkë disa ditë pushimesh diku në bregdet, ndërsa publikisht Zhaklina ende nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.
Ndryshe, në rolin e opinionistes së edicionit të dytë të BBVA, Lekatari shpesh herë nxiti debate të ashpra për komentet ndaj ish-banorëve.