image Pushuesi i mbytur në plazhin e Shëngjinit është nga Kosova

Shqipëri

Pushuesi i mbytur në plazhin e Shëngjinit është nga Kosova

news image

68-vjeçari i cili humbi jetën sot është Kosovari me inicialet I.TH., shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë 68-vjeçari, ka qenë duke pushuar në plazhin e Shëngjinit, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Kurse grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/