68-vjeçari i cili humbi jetën sot është Kosovari me inicialet I.TH., shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë 68-vjeçari, ka qenë duke pushuar në plazhin e Shëngjinit, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.
Kurse grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.