image Pushimet verore, Rama tregon se kur do të hapet kufiri për kosovarët

Rajon

Pandemia/ Pushimet verore, Rama tregon se kur do të hapet kufiri për kosovarët

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa shpjegoi planin e rihapjes së vendit dhe rrezikut që ky proces ka për qytetarët, foli dhe për hapjen e kufijve.

Ai deklaroi se në ditët në vijim qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësor me vendet fqinje si: Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësor me Greqinë dhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijmë, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme është turizmi të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik. Për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë, që janë në anën tjetër të kufirit. Natyrisht që kufiri me Kosovën është kufiri me një pjesë tjetër të qytetarëve shqiptarë. Ne sot mund të sjellim në Shqipëri turistë më shumë se çdoherë tjetër”, tha ai në “Opinion”.

Tutje, Rama shtoi se ka kërkesa të panumërta për hapjen e kufijve, por pasi që Shqipëria ka situatën më të mirë sa i përket Covid-19, po synon një turizëm të brendshëm.

“Kërkesat janë të pafundme nga vendet që përmende, Hungaria, vendet nordike. Çështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim?! Janë qeveritë e tyre që thonë jemi gati t’i mbështesim turistët që të vijnë këtu pasi Shqipëria ka situatën më të mirë por pyetja është a duhet apo jo. Ne po synojmë një turizëm të brendshëm ose me korridore”, përfundoi ai./GazetaSinjali/